VLEN-i në epërsi të thellë kundër Frontit Evropian në komunën e Sarajit!

1 Min. Leximi

Nonëse ka më shumë se 7 muaj deri në zgjedhje lokale, partitë politike në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë filluar të kalkulojnë për emrat e mundshëm që mund të garojnë për komunat përkatëse.

Një ndër garat më interesante pritet të jetë ajo në komunën e Sarajit ku rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte mjaft i ngushtë. Në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj të vitit të kaluar Fronti Evropian kishte 9354 vota, ndërsa koalicioni VLEN 7462 vota.

- Advertisement -

Megjithatë në anketën e realizuar nga portali 3-shi.net kemi një pasqyrë tërrësisht të re.

Nga gjithsej 228 pjesëmarrës në anketë, 199 persona apo 87 për qind kanë votuar për VLEN-in si fitues potencial të zgjedhjeve të ardhshme lokale, ndërsa vetëm 29 anketues apo 13 për qind për Frontin Evropian.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull