Snajperistët turq, më të mirët në Europë

1 Min. Leximi

Ushtarët turq arritën sukses të madh në garën për snajperin më të mirë në Evropë, ku morën pjesë 36 ekipe ushtarake nga 19 vende aleate të NATO-s.

Pjesëtarët e forcave speciale dhe tokësore turke, të cilët përfaqësonin vendin e tyre në garën për ekipin më të mirë të snajperëve në Evropë, të zhvilluar në Gjermani, fituan respektivisht vendin e parë dhe të dytë.

- Advertisement -

36 ekipe nga 19 vende aleate të NATO-s konkurruan për ekipin më të mirë evropian të snajperëve në periudhën nga 5 deri më 11 gusht 2024, në Hohenfels të Gjermanisë.

Çdo vit, njësitë e snajperëve marrin pjesë në një konkurs njëditor që i teston ato në lundrimin tokësor, gjuajtjen e avancuar, simulimet mjekësore dhe shumë fusha të tjera.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull