Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar:
“E tash si mbeti puna: Këta të VLEN-it, a po e ndryshojnë himnin dhe po e hjekin 20%, apo VMRO-ja (edhe kësaj radhe) ua lëshoi ujin…? Të mjerët kanë harruar që në mungesë të legjitimitetit kombëtar, së pari duhet pritur (dhe pyetur) të deklarohet VMRO-ja e pastaj ata (të VLEN-it) atë deklaratë ta përkthejnë në shqip. Takati i tyre është vetëm përkthimi – asgjë më tepër.”
Ky reagim vjen në një kohë kur debati mbi ndryshimet kushtetuese dhe simbolet shtetërore është rikthyer në qendër të diskutimeve politike në Maqedoninë e Veriut. VLEN, si pjesë e qeverisë së re, është zotuar për realizimin e këtyre ndryshimeve, por mbetet e paqartë se deri ku do të arrijnë përpjekjet e tyre në raport me qëndrimet e partnerëve qeverisës.
Ndërkohë, pritet të shihet nëse përfaqësuesit e VLEN-it do të reagojnë ndaj deklaratës së Rexhepit dhe si do të zhvillohet dinamika politike rreth këtyre çështjeve.