Sot në mesditë ka filluar shpërndarja e certifikatave për këshilltarë në Qytet te Shkupit, por ajo që ka rënë në sy është se të njëjtat janë përgatitur nga tashmë ish pushteti BDI – Danella vetëmse në maqedonisht.
Ky skandal ka ngjallur revoltë, por siç merret vesh është bërë me qëllim nga drejtuesit e kaluar të komunës për të krijuar tensione katër ditë para zgjedhjeve.
Këshilltarët e AKI-së mësohet se janë shprehur të revoltuar, por nuk kanë pasur se kujt t’i ankohen pasi që gabimin e kanë bërë drejtuesit në ikje në Qytetin e Shkupit që janë nga radhët e tyre, Danella Arsovska dhe Levica.
Siç dihet, në zgjedhjet e fundit në qytetin e Shkupit VLEN-i dhe AKI siguruan nga 6 këshilltarë.

