Dr. Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Stojanoski është mjek dhe profesor universitar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Sipas profilit zyrtar të fakultetit, ai është profesor i asociuar në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike.
Veprimtaria e tij akademike dhe profesionale lidhet edhe me fushën e mjekësisë nukleare. Ai figuron si ligjërues në lëndë si “Terapia me radioizotope” dhe “Teknikat e avancuara në mjekësinë nukleare”.

