Sindikatë e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGM) mbështet kërkesat të disa sindikatave më të mëdha dhe do të marrë pjesë në protestën e caktuar për 28 janar 2026, transmeton Portalb.mk.
Sindikata e Gazetarëve ftoi anëtarët e saj të japin mbështetje të plotë për kërkesat për rritjen e pagës minimale, por edhe të të gjitha pagave të punëtorëve në vend.
“SPGM konsideron se pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Lidhja e Sindikatave, e caktuar për të mërkurën në orën 17:00, është një mënyrë dinjitoze për të demonstruar nevojat e punëtorëve”, thanë nga Sindikata e Gazetarëve.
Ata thonë se arsyet për këtë vendim janë të qarta, veçanërisht në industrinë e mediave, e cila vitet e fundit ka pësuar rënie të vazhdueshme të të ardhurave të punonjësve të angazhuar në media, si dhe të kushteve të punës.
“Sipas një sondazhi të SPGM dhe Institutit RESIS, i publikuar në vitin 2024, më shumë se gjysma e anëtarëve të komunitetit të mediave marrin më pak se paga mesatare mujore në vend, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë se një pjesë e madhe (afërsisht një e treta) e gazetarëve, kameramanëve, dizajnerëve krijues, montuesve dhe të tjerëve, nga punëdhënësit mbahen me pagën minimale”, thanë nga SPGM.
Duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e të punësuarve në sektorin e mediave lidhen direkt me këtë kategori, SPGM kërkon rritje urgjente të pagës minimale.
Lidhja e Sindikatave të RMV-së (LSM) nesër nga ora 17:00, në Shkup organizon protestë, në të cilën do ta përsërisë kërkesën për pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro.
Protesta do të fillojë para ‘Rabotniçki dom’ (ndërtesa e LSM-së në rr.’Mirçe Acev’ nr.6) në Shkup, pas së cilës vazhdon para Parlamentit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë së Maqedonisë (duke lëvizur përgjatë ‘Mirçe Acev’, ‘Filipit të Dytë’, ’11 Tetori’, ‘Dame Gruev’, Bulevardi ‘VMRO’ dhe duke përfunduar në Bulevardin ‘Ilinden’ para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë).

