Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

SINDIKATA DHE DREJTORI I NQP-SË ME PRETENDIME TË NDRYSHME PËR FUNKSIONALITETIN E AUTOBUSIT QË GODITI MURIN MBROJTËS AFËR QT MAVROVASJA, SHOFERI THOTË SE KA QENË NË GJENDJE JO TË RREGULLT

Përditësimi i fundit: 2024/07/09 at 4:36 PM
Publikuar July 9, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 9 korrik – Konfederata e organizatave sindikale (KOSM) sot në një konferencë për mediat para ndërtesës së Administratës së NQP-së, ka akuzuar se autobusi që ka goditur dje në murin mbrojtës në afërsi të QT Mavrovasja ka qenë teknikisht në gjendje jo të rregullt. Shoferi i autobusit tha gjithashtu se kishte vërejtur se autobusi nuk ka qenë në rregull. Për drejtorin e ri të NQP-së, Dragi Kushovski, këto deklarata janë paushale dhe mendon se duhet pritur raporti zyrtar i MPB-së.

Sipas pohimeve të kryetarit të KOSM-it, Marjan Risteski, Sindikata ka pasur njohuri të marra nga ana e punëtorëve të cilët drejtonin autobusin, se në disa raste autobusi ka qenë teknikisht jo në rregull, por megjithatë, me nënshkrim dhe vulë u lejua të qarkullonte si teknikisht në rregull. Risteski tha se i njëjti autobus gjatë periudhës së kaluar ka qarkulluar në linjën deri në Vodno.

- Reklamim -

“Patjetër të flasim publikisht për këtë që ka ndodhur dje, sepse është në rrezik siguria e qytetarëve të cilët përdorin transportin e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike. Kemi njohuri se i njëjti autobus që ka goditur dje murin mbrojtës në bulevardin në afërsi të QT Mavrovasja, kohë më parë është përdorur në linjën për në Vodno. Imagjinoni sikur një gjë e tillë të kishte ndodhur atëherë, sepse ishte një problem teknik në autobus, ndërsa shoferi maksimalisht ka bërë ç’farë ka mundur”, tha Risteski.

Sipas Ristevskit, fajtore për aksidentin e djeshëm është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovka.

“Fajtor i drejtpërdrejtë është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Nuk mundet me sjelljen dhe arrogancën e saj ndaj punëtorëve dhe sindikatave, nuk mund të ndërrohen vazhdimisht drejtorë të Ndërmarrjeve Publike, kjo nuk është në rregull”, tha kryetari i Sindikatës.

Në konferencën për media u involvua drejtori i ri i NQP-së Dragi Kushovski i cili pohonte se informacionet e paraqitura nga ana e KOSM-it “janë paushale dhe duhet të pitet raporti zyrtar i MPB-së”.

“Ju nuk keni raport zyrtar nga MPB-ja se cilat janë shkaqet e aksidentit, që dështoi timoni. Le t’ua lëmë shërbimeve të përcaktojnë pse është krijuar situata. Autobusi ka kontroll teknik dhe është servisuar rregullisht”, tha Kushovski.

Në aksidentin e djeshëm të trafikut kanë mbetur të lënduara tri vajza, prej të cilave njëra ankohet për dhimbje në ije, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë transportuar me automjetin e Ndihmës urgjente mjekësore në Klinikën “Shën Naumi i Ohrit”.

TOP Lajmet

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, Kushtetuesja e shtyu seancën për Ligjin e Gjuhëve të caktuar për më 19 qershor
Lajme
Deputeti Salim Sulejmani denoncon në polici së është kërcënuar nga dy persona
Lajme Politikë
Shtrenjtohen derivatet
Ekonomi
Taravari i përgjigjet Fetait: Rruga e Arbën Xhaferit nuk kalon nga Qeveria që ende na quan “20%”
Lajme
Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi
Lajme
Haradinaj i prerë: Kurti sot do duhej të reflektonte
Lajme
3shi.net 9 Korrik, 2024 July 9, 2024
Artikulli i mëparshëm Ish-gjenerali izraelit: Nuk mund ta mposhtim Hamasin, duhet ta pranojmë humbjen
Artikulli tjetër 4 ditë nga hapja, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tunelit të Llogarasë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN pas incidentit të Osmanit: MPB-ja dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit

    3shi.net August 2, 2024
    Ibrahimi për ankesat e Frontit Evropian: Ofkëllima të humbësit që po shkon në opozitë!
    Sëpata që i preu kokën oficerit serb, simbol i fshatit Brezë
    Snopçe: Investojmë në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale
    Bayer Leverkusen përmbys Stuttgart-in dhe siguron gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Pas vendimit të Gjykatës Administrative, Kushtetuesja e shtyu seancën për Ligjin e Gjuhëve të caktuar për më 19 qershor

    May 19, 2025
    Lajme

    Enti Shtetëror për Revizion shpall konkurs për 15 vende pune

    May 19, 2025
    LajmePolitikë

    Deputeti Salim Sulejmani denoncon në polici së është kërcënuar nga dy persona

    May 19, 2025
    Lajme

    Me aminin e SHBA-së, Fetai dhe Aliu mbështesin VLEN-in, ndajnë rrugët me Taravarin

    May 19, 2025
    LajmePolitikë

    Ganiu: Kanë ardhur me polici dhe duan ta konfiskojnë kamionin për mbledhje të mbeturinave!

    May 19, 2025
    Lajme

    Dega e ASH-së e Kërçovës rreshtohet me Arben Fetain

    May 19, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?