Siljanovska uron Pavarësinë e Kosovës: Si vende mike, kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

1 Min. Leximi

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen që bëri Ambasada e Kosovës në Shkup me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Siljanovska në një postim në Facebook ka Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se si vende mike kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

“Urime për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira për stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe punojmë për realizimin e vizionit të përbashkët për integrim evropian të rajonit. Shpresoj të thellojmë dhe forcojmë partneritetin në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar presidentja Siljanovska.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull