Sigurohen 30 milionë denarë për përkujdesjen e qenve të pastrehë në Shkup

2 Min. Leximi

Kryetari i Qytetittë Shkupit, Orce Gjorgjievski sot pasdite njoftoi se për NP “Llajka” janë siguruar 30 milionë denarë për zgjerim të kapaciteteve dhe krijim të kushteve bashkëkohore, humane për përkujdesjen e qenve të pastrehë

“Shkupjanë të nderuar, nëse në të kaluarën NP ‘Llajka’ u krijua për punësime të shpejta partiake, që nga amrrja ime e funksionit kryetar i Shkupit, ajo avanturë përfundoi. Gjatë kohë problemi me qentë e pastrehë anashkalohej, ndërsa pasojat i ndjenin edhe shkupjanët edhe vetë kafshët, të lënë pa mbrojtje, pa kushte dhe pa kujdes të vërtetë. Po fillojmë një qasje të re, me vizion he investime konkrete. Në progrmain tom është vënë fokus i madh në këtë çështje dhe dëshiroj të informoj se për NP ‘Llajka’ janë siguruar 30 milionë denarë për zgjerim serioz të kapaciteteve dhe krijim të kushteve bashkëkohore, humane për përkudjesje të qenve të pastrehë”, shkroi Gjorgjievski në rpofilin e tij në Fejsbuk.

Siç theksoi, ky është ndryshim thelbësor që përfundimisht do të sjellë rezultate.

“Janë të arsyeshme edhe vërejtjet e qytetarëçve. Me vite shohim se si problemi por rritet, në vend se të zgjidhet. Mu prandaj, sot seriozisht, me poërgjegjësi dhe me përkushtim i qasemi tejkalimit të tij të përhershëm. Njëkohësisht, nuk do të lejojmë që Shkupi të bëhet deponi e problemeve të huaja. Çështja për sjelljen e qenve të pastrehë nga qytete të tjera tashmë është hapur edhe me institucionet kompetente”, tha ai.

Sipas kryetarit të Qytetit, me vendosjen e sistemit “Sejf Siti”, të gjithë të cilët i sjellin kafshët në kryeqytet në mënyrë të pandërgjegjshme, do të zbulohen dhe sanksionohen.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull