Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Siguria në veprimtarinë e hotelierisë, Durmishi propozon ndryshime ligjore

Përditësimi i fundit: 2025/03/25 at 1:13 PM
Publikuar March 25, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Para së gjithash, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të thella për të gjithë viktimat
dhe të lënduarit në ngjarjen tragjike në Koçan. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, si institucion përgjegjës edhe për sektorin e
hetelierisë, që nga dita e parë e kësaj ngjarjeje tragjike ka qenë e gatshme për
bashkëpunim të plotë me organet kompetente. Si Ministri, kemi ofruar mbështetje të
plotë në të gjitha procedurat ligjore, duke siguruar që çdo shkelje e ligjit dhe çdo
keqpërdorim të sanksionohet siç duhet.
Sot dua të informoj për të gjitha kompetencat që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës
në lëshimin e licencave, si dhe për masat dhe zgjidhjet ligjore që do të ndërmerren dhe
që janë në kompetencën tonë.
Në pjesën e lëshimit të licencave, sipas Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, për të
funksionuar si klub nate, kabare, disko-klub apo disko-klub në hapësirë të hapur, është
e detyrueshme të posedohet licencë valide. Këtë licencë e lëshon Ministria e
Ekonomisë dhe Punës pas paraqitjes së kërkesës për lëshimin e licencës, në formularin
për pagesën e tarifës për shërbime.
Bashkë me kërkesën, duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni në vijim:
1.Vendimi për regjistrim në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut
(origjinal, jo më i vjetër se 6 muaj);
2.Vendimi i këshillit komunal për përcaktimin e tarifës për kabare, klub nate, disko-klub
dhe disko-klub në hapësirë të hapur;

3.Aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë
hoteliere (kopje);
4.Pëlqimi nga organi i administratës shtetërore kompetent për punët nga sfera e punëve
të brendshme, që konfirmon përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e rendit dhe
qetësisë publike, si dhe sigurinë e trafikut (origjinal).

- Reklamim -

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, duke vepruar mbi kërkesën e dorëzuar, shqyrton
dokumentacionin që përmban akte dhe dokumente të lëshuara nga institucione të tjera
dhe, bazuar në to, nëse plotësohen kushtet, është e obliguar të lëshojë Licencën për
ushtrimin e veprimtarisë hoteliere për klub nate, kabare, disko-klub dhe disko-klub në
hapësirë të hapur, me afat vlefshmërie prej 1 (një) viti.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk është kompetente dhe nuk ka mekanizëm për të
kryer inspektim, mbikëqyrje apo kontroll në objektin ku do të ushtrohet veprimtaria. Sa i
përket shumës së tarifës që duhet të paguajë ushtruesi i veprimtarisë, atë e përcakton
këshilli komunal.
Tarifa paguhet 50% në llogarinë e komunës dhe 50% në Buxhetin e Republikës së
Maqedonisë së Veriut.
Si shtojcë e kërkesës, formulari i quajtur “Aplikacion për përmbushjen e kushteve
minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere” është një dokument që subjekti
juridik e plotëson me të dhënat bazë të kërkuara, duke përfshirë informacionin për
subjektin, veprimtarinë, hapësirat sanitare për mysafirët, dispozitat e veçanta për të
punësuarit, kapacitetin e hapësirës së shërbimit, sistemin e ventilimit, numrin e daljeve
të emergjencës dhe kritere të tjera të rëndësishme.
Me këtë, subjekti deklaron se të dhënat e dhëna në aplikacion janë të vërteta dhe
formularin e dorëzon në njësinë rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Sa i përket Pëlqimit nga organi kompetent i administratës shtetërore për punët e
brendshme, që konfirmon përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë
publike si dhe sigurinë e trafikut, aplikuesi mund të paraqesë kërkesë për këtë pëlqim
në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëse nuk e dorëzon vetë, Ministria e Ekonomisë
dhe Punës, me detyrim zyrtar, do t’i drejtohet MPB-së me kërkesë për mendim.
Pas pranimit të mendimit nga MPB, Ministria e Ekonomisë dhe Punës përgatit Licencën
për të cilën është paraqitur kërkesa.

Nëse nga MPB merret një mendim negativ në lidhje me përmbushjen e kushteve të
lartpërmendura, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të nxjerrë një Vendim për
refuzimin e kërkesës dhe licenca e kërkuar nuk do të lëshohet.
Nëse gjatë periudhës së vlefshmërisë së Licencës (1 vit), MPB konstaton se një subjekt
i caktuar ka ndryshuar ose nuk i përmbush kushtet për të cilat është kompetent të kryejë
kontroll dhe mbikëqyrje, do të njoftojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, pas së cilës
ministria do të nxjerrë Vendim për revokimin e Licencës së lëshuar.
Çdo subjekt juridik, pavarësisht nga veprimtaria për të cilën është i regjistruar, përfshirë
të gjitha objektet hoteliere, para fillimit të punës është i detyruar të dorëzojë Aplikacion
ose Njoftim për fillimin e punës tek: Kryetari i komunës, Inspektorati i Punës, Drejtoria
për Mbrojtje dhe Shpëtim, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (nëse përgatit dhe
shërben ushqim), Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe institucione të tjera kompetente,
të përcaktuara me ligjet pozitive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni të detyrueshëm, subjekti mund të paraqesë
kërkesë për marrjen e Licencës për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere në një klub nate,
kabare, disko-klub dhe disko-klub në hapësirë të hapur.
Dua të informoj se në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 18 mars, Ministria e
Ekonomisë dhe Punës u ngarkua të fillojë përgatitjet për ndryshime dhe plotësime të
Ligjit për Veprimtarinë Hoteliere.
Këto ndryshime do të mundësojnë që verifikimi i kushteve minimale teknike për punë të
kryhet përpara lëshimit të licencës për punë. Me këtë, Aplikacioni për përmbushjen e
kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere, para se të dorëzohet
si dokument shoqërues në kërkesën për licencë, do të duhet të ketë konfirmim për
vërtetësinë e tij nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Në fund, dua të përcjell mesazhin se Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e
përkushtuar të sigurojë respektimin e ligjit dhe se çdo person që ka shkelur ligjin duhet
të mbajë përgjegjësi.
Qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar në mënyrë të saktë dhe të kërkojnë
llogaridhënie.
Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, dhe pres që të gjithë personat përgjegjës të
ndëshkohen. Drejtësia duhet të vihet në vend.

TOP Lajmet

“Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje
Bota dhe Rajoni
Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian
Ekonomi Lajme
Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve
Lajme
Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës
Bota dhe Rajoni
Ibrahimi takon ambasadorin francez në Shkup, Kristof Le Rigoler
Lajme
Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë
Lajme
3shi.net 25 Mars, 2025 March 25, 2025
Artikulli i mëparshëm Fatmir Limani: I besoj shumë Taravarit, asnjëherë nuk shkon te Aliu!
Artikulli tjetër Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjet e viktimave në tragjedinë e Koçanit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Nënkryetari i LDK: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë të ndryshojë Kushtetutën

    3shi.net February 6, 2024
    Shkolla fillore “Liria” përfiton kabinet të avancuar të informatikës falë një donacioni prej 1.2 milionë denarësh
    Arbër Ademi: BDI në “Boris Trajkovski” do ta mbajë konventën për parlamentaret, për presidencialet në Kala – salla është më e vogël
    Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë
    Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

    May 15, 2025
    Lajme

    Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

    May 15, 2025
    Lajme

    Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve

    May 15, 2025
    Lajme

    Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

    May 15, 2025
    Lajme

    Mbahet turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

    May 15, 2025
    Lajme

    Taravari e ka dorëzuar dorëheqjen

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?