Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Si u bë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë në Ankara?

Përditësimi i fundit: 2024/08/02 at 2:44 PM
Publikuar August 2, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria turke ka bërë të ditura disa nga detajet e zbatimit të marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.

Në mesin e 16 të burgosurve politikë të liruar nga burgjet ruse, janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.
Në një deklaratë të zyrës së presidentit turk thuhet se pasi individët e përfshirë mbërritën në Turqi, ata u larguan nga avionët nën mbikqyrjen e Agjencisë Kombëtare turke të Zbulimit, dhe u dërguan në “vende të sigurta.”

- Reklamim -

Pas miratimit të këmbimit nga shtetet e angazhuara në marrëveshjen për këmbim, të liruarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe iu plotësuan nevoja të tjera.

Pastaj ata u përcollën në aeroplanët që do t’i dërgojnë në destinacionet e tyre.

Avionët u nisën pasi morën autorizimin nga agjencia turke e zbulimit.

Sipas një zyrtari turk të sigurisë, shefi i shërbimit të zbulimit turk, Ibrahim Kalin, personalisht kishte lehtësuar bisedimet ndërmjet homologëve të tij amerikanë dhe rusë.

Bisedimet u mbajtën në Stamboll dhe Ankara, sipas zyrtarit që foli me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikohet me emër. Sipas tij, Uashingtoni dhe Moska kishin kërkuar ndihmën e Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pastaj e kishte ngarkuar zotin Kalin të “bëjë çdo gjë që është e nevojshme” për të siguruar marrëveshjen.

Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris do t’u bashkohen familjarëve të të burgosurve amerikanë në bazë bazën ushtarake Andrews, në periferi të Uashingtonit në mbrëmjen e së enjtes për t’u uruar mirëseardhjen në tokën amerikane, sipas Këshilltarit për siguri kombëtare Jake Sullivan.

Aktivisti Vladimir Kara-Murza do të shkojë në Gjermani, por gjatë telefonatës i tha Presidentit Biden se shpreson që së shpejti të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden tha se marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve u arrit “përmes disa vendimeve të vështira”.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për kancelarin Olaf Scholz. Sipas zotit Biden, marrëveshja “nënkuptoi se duhej të kërkoja disa lëshime serioze nga Gjermania.”

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 2 Gusht, 2024 August 2, 2024
Artikulli i mëparshëm Saliu: Ata që iu bashkuan Vuçiqit në Open Ballkan, sot derdhin lot krokodili për Vjosa Osmanin
Artikulli tjetër Ja kur do t’i merrni paratë për kondicionerët

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    U skaduan kontratat, Ansambli shqiptar në Shkup pa artistë! Zv/ministri i kulturës premton zgjidhje të problemit

    3shi.net August 3, 2024
    ASH e Taravarit mbajti kuvendin e partisë, u zgjodhën nënkryetarët dhe sekretari organizativ
    Taravari: Punësimet e paralajmëruara duhet të realizohen në janar
    UNT ndërpreu orën akademike në shenjë ngushëllimi! Fetaji: Humbja nuk shërohet…
    Osmani: Kemi arritur edhe një sukses të madh
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?