Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

Përditësimi i fundit: 2024/04/16 at 8:17 PM
Publikuar April 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Viti 2024 do jetë viti i zgjedhjeve në Maqedoninë të Veriut. Qytetarët do të votojnë në zgjedhje të dyfishta, ku me datë 24 Prill do mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa me datë 8 maj qytetarët do të votojnë në zgjedhje të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, nëse në rrethin e parë njëri prej kandidatëve presidencialë nuk fiton shumicën prej 50% plus 1, shkruan InfoShqip.

Portali InfoShqip, ka bërë një analizë se si ka qenë e orientuar vota e qytetarëve vota në 10 e fundit, ku në vazhdim mund të lexoni të plotë analizën.

- Reklamim -

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2016

Duke u nisur nga situata e acaruar politike, si pasojë e përgjimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror të siguruar nga LSDM-ja dhe kryetari i saj Zoran Zaev, disponimi popullor ndryshoi dukshëm për zgjedhjet parlamentare që vijonin, kryesisht tek shqiptarët, të cilët ishin të revoltuar me udhëheqjen politike të kryeministrit, Nikolla Gruevski, në bashkë qeverisje me partinë shqiptare BDI.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, shqiptarët dolën masovikisht në zgjedhje duke shpërndarë e votën e tyre në 4 parti politike shqiptare si dhe në partinë opozitare maqedonase LSDM, e cila për herë të parë kandidonte me deputet shqiptar në listat e tyre.

Vota qytetare ishte e orientuar për opozitën duke i siguruar opozitës shqiptare 124,105 vota, si asnjëherë më parë, ndërsa partia shqiptare në pushtet BDI, ra në 86,848 vota. Edhe pse dallimi ishte 37,257 vota mes opozitës shqiptare dhe BDI-së, përshkak të shpërndarjes së votës dhe modelit zgjedhor, numri i deputetëve ishte i barabartë 10 me 10.

Duke u nisur nga votat në vendet me shumicë dërmuese shqiptare, për partinë maqedonase LSDM, kanë votuar 35,000-40,000 shqiptarë, që e rrit dukshëm orientimin popullor pro-opozitar në vend e që tejkalon numrin 160,000 vota.

Në vazhdim mund ta shikoni grafikun e përgaditur nga InfoShqip, se sa vota morën partitë politike shqiptare në vitin 2016, në grafik nuk janë përfshirë votat shqiptare që mori LSDM, duke qenë se nuk ka numër ekzakt të votave.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2020

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, Lëvizja Besa, si partia me më së shumti vota në bllokun opozitar shqiptar u dobësua dukshëm duke u ndarë në dy fraksione e cila rezultoi me formimin e një partie tjetër opozitare, Alternativa.

Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Alternativa i’u bashkangjit frontit opozitar të udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët, të cilat sëbashku arritën 81,620 vota apo 12 mandate deputetësh, përkundër BDI-së e cila riktheu një pjesë të votuesve të humbur në zgjedhjet paraprake duke e rritur fuqinë votuese në 104,699 vota apo 15 mandate deputetësh.

Edhe në këto zgjedhje opozita shqiptare nuk ishte e bashkuar që ndikoi në humbjen e zgjedhjeve.

Partia Demokratike Shqiptare grumbulloi 13,930 vota me një mandat deputeti, ndërsa Lëvizja Besa morri pjesë në listë të përbashkët me LSDM-në, ku fitoi 4 mandate deputetësh dhe përkthyer në vota në rajonet me shumicë dërmuese shqiptare, votuesit shqiptar kanë kontribuar me përafërsisht 35.000 vota apo 130.000 vota opozitare shqiptare në përgjithësi, përafërsisht me rezultatet e vitit 2016.

Në vazhdim mund ta shikoni grafikun e përgaditur nga InfoShqip, se sa vota morën partitë politike shqiptare në vitin 2020.

Nëse e shohim trendin në rritje dhe disponimin e votuesit shqiptar, kësaj rradhe në zgjedhjet që vijojnë, opozita shqiptare është më bashkuar kunddrejt BDI-së, e cila kjo e fundit për ti bërë ballë fuqisë opozitare, bëri koalicion me parti tjera politike, përfshirë edhe komunitetet jo shumicë në vend, që të krijoj situatë më të favorshme në teren.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 16 Prill, 2024 April 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Aktivistët e PSD-së vendosin një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës
Artikulli tjetër Gashi: Nuk mundet BDI-ja t’i shërbejë Evropës derisa Vuçiçi brengoset për humbjen e tyre

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Fetai në 100 ditëshin e Qeverisë: Amaneti i shqiptarëve është më shumë se vetëm ndërrim i pushtetit të korruptuar 20 vjeçar

    3shi.net September 29, 2024
    VLEN: Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike demantoi anketën e BDI-së
    Pse lojtarët i shqyejnë çorapet?
    Gashi takon delegacionin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë
    Alternativa: Nuk kemi patur asnjë komunikim me BDI-në, nuk komunikohet me një parti e regjistruar në listën e zezë amerikane
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?