Autoritetet njoftuan se kanë ndërmarrë hapin e parë për zgjidhjen e kaosit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë vendim që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate, të cilat pritet të sigurojnë rreth 500 vende të reja parkimi. “Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim”, njoftoi Gjorgjievski. /Alsat.mk
Shumë shpejt merr fund kaosi me parkingun në klinikat e Shkupit

Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


