Shumë qytetarë ankohen se ende nuk i kanë marrë 2100 denarët nga TVSH-ja ime

2 Min. Leximi

Qytetarët ankohen se ende nuk i kanë marrë parat e TVSH-së nga tre mujori i kaluar. Të anketuar nga TV ASLAT, thonë se shuma prej 2100 denarëve nuk është e mjaftueshme për ata, dhe shpesh herë kanë edhe vonesa në marrjen e tyre, gjë që e konsiderojnë si neglizhencë nga ana e institucioneve.

“ Me të vërtetë me të tregu nuk jam interesuar dhe nuk kam interes….0:25 Po valla nuk janë të mjaftueshme për disa persona, për disa janë”, tha një qytetar.

“Jo…. s’edi me atë nuk merrem hiç… ndoshta për dikë mirë janë”, tha qytetari.

“Jo jo nuk kemi marrë asgjë nuk kemi marrë”, u shpreh qytetari.

“Jo jo ende jo..A mendoni se janë të mjaftueshme 2100 denarë? Mendoj se nuk janë por, është një buxhet i mirë, i vogël”, tha qytetari.

“Jo ende jo. A mendoni se janë të mjaftueshme 2100 denarë? Varet se kush sa bënë pazare dhe sa i skanon kuponat fiskalë…. përndryshe vonohen parat e DDV-së dhe mendoj se nuk është në rregull”, u shpreh një qytetare.

“Jo, nuk janë asgjë. Janë humbje kohe për mua 2100 denarë” tha qytetari.
Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se pagesa është në rrjedhë, ndërsa për mbi 5 mijë përdorues të TVSH-së nuk mund të realizojnë pagesën për shkak të dhënave të gabuara.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike ju informon se pagesa e mjeteve për TVSH-n për kuartalin e katërt të vitit 2925 është në rrjedhë. Për kuponat fiskal të skanuar të kuartalit të katërt do të bëhet pagesë prej 924.5 milionë denarë për 526.123 përdorues të aplikacionit TVSH-ja ime”, than nga Drejtoria e të Ardhurave Publike./Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull