Shtetet që sollën më së shumti turistë ne RMV

1 Min. Leximi

Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës janar-nëntor është regjistruar rritje e numrit të turistëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 6.0%, me atë që: te turistët vendor është zvogëluar për 2.5 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 10.3%.”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin nëntor u regjistruar 77 570 turistë, prej tyre 25.7 % vendor, ndërsa 74.3 përqind të huaj.

“Vendet nga të cilat kanë ardhur më së shumti turistë të huaj në nëntor të vitit 2025: nga Turqia 12 401, nga Gjermania 11 812, nga Serbia 3 793 dhe nga Greqia 3 506”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull