Pak ditë para zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut diaspora shqiptare në Berlin, ka dhënë fjalën për përkrahjen e koalicionit VLEN, për ndryshimin që pritet të ndodhë.
Këtë zotim e kanë dhënë të pranishmit në tubimin madhështor në të cilin mori pjesë kreu i alternativës, Afrim Gashi bashkë me liderët e koalicionit vlenë dhe kandidatin për President, Arben Taravari.
“Jam i nderuar, sepse sonte nuk jam këtu vetëm si Afrim, apo vetëm si lider i Alternativës, por si pjesë përbërëse e një koalicioni gjithëshqiptar në Maqedoninë e Veriut, Koalicionit VLEN, përpjekjes më serioze politike shqiptare për ndryshim në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Gashi para të pranishmëve.
Ai ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare janë bërë bashk në koalicionin e ndryshimit, sepse bashkimi VLEN.
“Ne jemi nisë për ndryshim, sepse populli ynë ka nevojë për barazi pa diskrimin, shtetformim e jo margjinalizim, zhvillim ekonomik për të krijuar mirëqenie e jo bixhoz, llotari e fajdexhi”.
Gashi duke falënderuar diasporën për kontributin e vazhdueshëm është zotuar se do të formoj Këshillin Kombëtar të Diasporës Shqiptare me përfaqësues nga të gjitha subjektet politike shqiptare nga të gjitha trojet.
“Ky këshill do ta evidentojë potencialin ekonomik të mërgatës shqiptare dhe do ta lidhë atë me vendlindjen në formën e investimeve e të pjesëmarrjes politike”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, shqiptarët nuk do të jenë më vetëm përqindje simbolike në institucionet publike. Prandaj do ta kenë fuqinë për të bërë edhe ndryshimet e nevojshme ligjore që i hapin rrugë krijimit të kushteve më të mira për investimet e diasporës.