Shqiptarët marrin drejtimin e dy klinikave kyçe në Shkup, emërohen Imeri në Toksikologji dhe Bafqari-Bakiu në Biokimi!

1 Min. Leximi

Në kuadër të bashkëqeverisjes mes VLEN dhe VMRO-DPMNE, janë bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e disa prej klinikave universitare në Shkup. Si pjesë e këtyre ndryshimeve, dy klinika të rëndësishme do të udhëhiqen nga kuadro shqiptare.
Argjend Imeri është emëruar drejtor i Klinikës së Toksikologjisë, ndërsa Mimoza Bafqari-Bakiu është emëruar drejtoreshë e Klinikës së Biokimisë. Këto emërime vijnë pas një marrëveshjeje për ndërrim të pozitave drejtuese, Klinika e Kardiologjisë është ndërruar me Biokiminë, ndërsa Klinika e Neurologjisë me atë të Toksikologjisë.

Këto vendime konsiderohen si një hap i rëndësishëm drejt barazisë në përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin shëndetësor publik dhe përforcojnë zotimin për një qeverisje gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull