“Shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel”, Lladrovci i reagon ashpër Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklarata e Memli kransiqit dhe Abelard Tahirit ka thënë se janë “për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues”.

Lladrovci ka theksuar se qytetarët do të tregojnë forcën dhe moralin e tyre më 12 tetor, duke mbështetur qeverisjen e mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

- Advertisement -

Ai e konsideron votën “Për Drenasin Kampion” një kundërshtim ndaj keqbërësve dhe fyerjeve ndaj komunitetit.

- Advertisement -

Drenasi është kampion i performancës komunale, vazhdojmë!

Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues.

Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel.

Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin.

Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull