Shpërbëhet Parlamenti në Kroaci

1 Min. Leximi

Zagreb

Parlamenti i Kroacisë u shpërnda pas një votimi të zhvilluar me kërkesë të qeverisë, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Në seancën e mbajtur në ndërtesën e parlamentit që ndodhet në kryeqytetin Zagreb, u votua shpërbërja e Parlamentit.

Të gjithë 143 deputetët që morën pjesë së seancën e parlamentit me 151 vende, votuan në drejtim të shpërbërjes.

Data e re e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat u mbajtën në Kroaci për herë të fundit më 5 korrik 2020, do të njoftohet nga presidenti Zoran Millanoviq.

Zgjedhjet pritet të mbahen jo më vonë se 60 ditë nga shpërbërja e Parlamentit.

- Advertisement -

Në Kroaci zgjedhjet e përgjithshme mbahen çdo 4 vjet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull