Shoqata “Sos Vita” falënderon ëmbëltoren “Di Famiglia” për përkushtimin ndaj personave me nevoja të veçanta

1 Min. Leximi

Shoqata për nevoja të veçanta “Sos Vita”, përmes përfaqësuesit të saj Ertan Shakiri, ka shprehur mirënjohje të veçantë për pronarin e ëmbëltores “Di Famiglia” në Fushë Topanë, z. Armend Saliu, për iniciativën e tij shembullore në krijimin e një hapësire të dedikuar për personat me nevoja të veçanta.

“Në një kohë kur shumë biznese shpesh nuk i kushtojnë vëmendje këtij aspekti, ‘Di Famiglia’ tregon se përkushtimi dhe kujdesi për të gjithë klientët janë parime të pazëvendësueshme,” theksoi Shakiri, duke shtuar se një qasje e tillë duhet të shërbejë si shembull për komunitetin e biznesit në tërësi.

- Advertisement -

Ai e cilësoi z. Saliu si një person me vlera të larta njerëzore, që përfaqëson më së miri humanizmin dhe solidaritetin në veprim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull