Shoferët marrin lajmin e shumëpritur: Ulen ndjeshëm çmimet e benzinës dhe dizelit

2 Min. Leximi

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 7,51 % në raport me vendimin e datës 2.11.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 7,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 5,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 6,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 6,261 den/kg dhe tani do të jetë 49,312 den/kg.

Nga data 10.11.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 103,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 49,312 (denarë/kilogram).

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull