Shndërrimi i VLEN-it në parti dhe zgjedhja e kryetarit, Kasami: Takohemi së paku 1-2 herë në javë

1 Min. Leximi
Screenshot

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se liderët e VLEN-it janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me procesin e shndërrimit të koalicionit në një subjekt politik, përcjell TV21. Kasami tha se kanë pasur bisedime të vazhdueshme dhe se edhe një takim mes liderëve të VLEN-it do të ketë edhe gjatë kësaj jave.

“Është një proces kompleks, në të cilin ne po bisedojmë së paku 1-2 herë në javë. Këtë javë kishim takimin e fundit dhe për…edhe brenda javës është paraparë takimi i radhës. Bisedohet edhe për çështjen e lidershipit por edhe për çështjen e strukturimit të VLEN-it komplet si një strukturë politike!. Jemi katër subjekte politike e po ashtu edhe Vetëvendosja e cila do të duhet te jetë e inkorporuar brenda VLEN-it, po ashtu edhe Lëvizjen Arbëria, ndaj kjo nuk është vetëm çështje administrative që do ta lejojë bashkimin në një parti, por duhet të jetë mundësi e hapur për të gjithë që jemi pjesëmarrës në VLEN”, tha Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull