Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

“Shmangën një tragjedi me përmasa më të mëdha”, 3 gra shqiptare shndërrohen në ‘heroina’ në Gjermani

Përditësimi i fundit: 2024/09/01 at 11:43 PM
Publikuar September 1, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten një grua me origjinë gjermane ka sulmuar udhëtarët në autobusin për Siegen dhe ka plagosur gjashtë persona. Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe disa gra shqiptare…

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë.

- Reklamim -

Ditën e premte, me 31 gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. “Por tri gra me sfond emigrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW, B. R., e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falenderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme“, thotë B. R./Deutsche Welle

TOP Lajmet

Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
3shi.net 1 Shtator, 2024 September 1, 2024
Artikulli i mëparshëm Kaos në Tel Aviv: Qindra mijëra izraelitë protestojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
Artikulli tjetër Drejtuesit e VLEN-it takuan Gashin, një ditë para interpelancës

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Visar Ganiu mori pjesë në promovimin e monografisë “Mateçi gjatë historisë”

    3shi.net January 4, 2025
    Fronti evropian me partitë shqiptare, ja çka thotë Spasovski i LSDM
    Mexhiti apel Grubit dhe Osmanit: Mos i manipuloni njerëzit!
    Në kopshtin “Fidani” fëmijët treguan kreativitetin në kuzhinë
    Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025
    Lajme

    AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA

    May 17, 2025
    Lajme

    Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?