Sot pasdite do të luhen ndeshjet e xhiros së 3-të në elitën e futbollit vendor.
Në qendër të vëmendjes të kësaj xhiroje do të jetë derbi që do të luhet në stadiumin e Çairit, aty ku Shkupi do të pret rivalin e vjetër Vardarin në përballjen e parë direkte mes tyre në sezonin e ri.
Duel ndërmjet dy skuadrave shqiptare do të ketë në Ohër, me Voska Sport që takohet me skuadrën e Gostivarit, teksa kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të jenë mysafir në kryeqytet ku do të përballen me Rabotniçkin. Edhe Shkëndija në këtë xhiro do të luaj në transfertë, me skuadrën e Jeton Beqirit që do ti matin forcat me Brerën në Strumicë, ndërsa Besa e Dobërdollit takohet me Tikveshin. Pjesë e programit të kësaj xhiroje është edhe dueli Pelisteri – Sileksi.
Të gjitha takimet zhvillohen sot pasdite nga ora 16:00, përveç duelit Brera – Shkëndija që luhet në mbrëmje nga ora 20:00.