Të nderuar imam, mualim, muezin, Këshilla të xhamive dhe ju të dashur besimtar mysliman!
Ju njoftojmë se me Aktgjykim të Gjykatës themelore civile-Shkup IIP1-87/24 dhe IIP1-453/24, është sjell ky vendim:
-REFUZOHET si e PABAZË kërkes padia për shpallje si të pavlefshme të vendimeve të Rijasetit të BFI-së për SHKARKIMIN e Qani Nesimit dhe emërimin e Dr.Selver Xhemailit si Myfti i Tetovës.
-REFUZOHET si e PABAZË kërkesa për miratimin e Masës së Përkohshme kundër vendimeve të Rijasetit të BFI-së për SHKARKIMIN e Qani Nesimit dhe emërimin e Dr.Selver Xhemailit si Myfti i Tetovës.
Edhe përskaj presionit të jashtëzakonshëm nga ana e Qani Nesimit dhe një grupacioni që për interesa matriale mundoheshin dhe ende mundohen me cdo kusht të kryejnë presione të ndryshme në gjykatë,me vendimet e lartpërmendura Gjykata Themelore Civile-Shkup konfirmon edhe njëherë se vendimet e Rijasetit të BFI-së për SHKARKIMIN e Qani Nesimit dhe EMËRIMIN e Dr.Selver Xhemailit si Myfti i Tetovës,janë konform kushtetutës së BFI-së dhe akteve ligjore pozitive në RMV.
Bashkësia Fetare Islame nuk do të lejojë asnjëherë që zhvatësit e vakufit dhe parave të besimtarëve islam të qëndrojnë në funksione të institucioneve fetare dhe nuk do të heqë dorë derisa këto persona të dalin para ligjit dhe të japin përgjegjësi ligjore për veprimet e tyre dhe të gjithë ata që për qëllime të përfitimeve matriale mundohen me cdo kusht të mbrojnë atë që zhvat vakufin dhe paratë e besimtarëve.
Përgjegjësi para Zotit,ligjit dhe besimtarëve do të ketë për të gjithë ata që prekin në vakufin e BFI-së dhe të hollat e besimtarëve.
BFI-ja do ti ndërmar të gjitha hapat ligjor për mbrojtjen e institucionit fetar, vakufit e mbi të gjitha besimin që ua japin e besimtarët e RMV.
Ftojmë uzurpatorin Qani Nesimi që të reflektojë ashtu sic u ka hije njerëzve të arsimuar dhe civilizuar të lirojë hapësirat e objektit të Myftinisë së Tetovës.
Gjithashtu ftojmë të gjitha institucionet përgjegjëse për rendin dhe qetësinë publike të ndërmarin hapat e duhur që BFI gjegjësisht Myftinisë së Tetovës ti mundësohet ti kryejë obligimet e veta në zyrat e saj.
Shpresojmë se me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Civile Shkup Qani Nesimi dhe klika e tij e kuptuan më në fund se Vendimet e Rijasetit janë KUSHTETUESE, LEGALE dhe LEGJITIME.