Në Shkup sot u mbajt takimi i parë i projektit “GreenLens: Environmental and Climate Journalism Training”, i cili përfshin trajnimin e punonjësve të medias në fushën e gazetarisë mjedisore dhe klimatike, i udhëhequr nga Agjencia Anadolu (AA).
Në takimin e mbajtur në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, morën pjesë Drejtoresha e Akademisë e AA-së, Zeynep Bayramoğlu Öztürk, Zëvendësdrejtori Sektorit të AA-së për Projektet e BE-së dhe Zhvillimit të Biznesit-Sponsorizimeve, Hakan Güvenlioğlu, si dhe përfaqësues nga Qendra Kombëtare Kërkimore e së Drejtës Detare të Universitetit të Ankarasë, Jeunesse (Francë), Instituti POLIS (Maqedoni e Veriut) dhe EDITURA ERUYSAL SRL (Rumani).
Në fjalën e saj, Öztürk tha se do të sigurojnë trajnime për gjithsej 100 profesionistë të medias dhe studentë në kuadër të këtij projekti, i cili po kryhet nën koordinimin e AA-së.
Öztürk cili deklaroi se gjithsej katër trajnime do të mbahen në grupe prej 25 personash në kuadër të projektit.
“Ka një aspekt të rëndësishëm të këtij projekti. Siç e dini, 86 për qind e medias dominohet nga burrat. Por ne i dhamë rëndësi barazisë gjinore me këtë trajnim. Aktivtetin do ta zhvillojmë me 50 femra dhe 50 meshkuj”, njoftoi më tej ajo.
Ndërkaq, Güvenlioğlu deklaroi se se projekti, i cili filloi me mbështetjen e BE-së dhe Agjencisë Kombëtare Turke, do të zgjasë për dy vjet.
“Nuk duhet parë vetëm si Anadolu. Problemi mjedisor dhe klimatik është problem i të gjitha agjencive të lajmeve, të gjitha shoqërive dhe secili duhet të bëjë pjesën e tij për një të nesërme më të mirë. Si Anadolu, ne hodhëm themelet e këtij projekti për të nënvizuar këtë problem dhe për të rritur ndërgjegjësimin. Në fund të dy viteve, shpresojmë se do të kemi sjellë në këtë sektor rreth 100 reporterë ndërkombëtarë”, shtoi ai.
Ismail Sinani, përfaqësuesi i Institutit POLIS si nikoqir i aktivitetit, theksoi se dëshirojnë të rrisin ndërgjegjësimin ekologjik në kuadër të këtij projekti të udhëhequr nga AA.
Në kuadër të takimit u bë prezantim i projektit dhe u nënshkruan marrëveshje partneriteti.
– Projekti është i pari që merr në konsideratë barazinë gjinore në fushën e medias
“GreenLens: Environmental and Climate Journalism Training”, një projekt Erasmus+ KA220-YOU (Bashkëpunimi Strategjik në Fushën e Rinisë) i përgatitur nga AA dhe i dorëzuar në Agjencinë Kombëtare Turke, përfshin trajnimin e gazetarëve të rinj dhe profesionistëve të medias mbi çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike.
Projekti është gjithashtu i pari që merr në konsideratë barazinë gjinore në fushën e medias. Në këtë kontekst, ai synohet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të rrisë njohuritë e publikut për çështjet e ndryshimeve klimatike, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit duke ofruar trajnime për 100 anëtarë të medias, 50 femra dhe 50 meshkuj, që jetojnë në Rumani, Maqedoninë e Veriut, Francë dhe Türkiye.
Takimi i parë i projektit do të vazhdojë edhe nesër.