Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka zhvilluar procedurë hetimore dhe ka ngritur aktakuzë kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale – sulm seksual dhe përdhunim, sipas nenit 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Më 21 shkurt në mbrëmje, me qëllim dhe me forcë, kundër vullnetit të qartë të viktimës, ai e detyroi në marrëdhënie seksuale. Veprën e ka kryer në veturë, në një parking në Sopishtë të Shkupit, duke filluar fillimisht ta prekë pa pëlqimin e saj, e më pas u bë i dhunshëm ndaj saj për shkak se ajo e refuzonte. E ka goditur me grushta dhe me shkelma, madje edhe në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore – mavijosje, gjakërrjedhje të brendshme dhe thyerje të kockave të hundës. Edhe pse i kishte thënë se nuk dëshironte të kishte asgjë me të, ai e zhveshi me forcë dhe e detyroi në marrëdhënie seksuale. Gjatë gjithë kohës viktima përpiqej të mbrohej dhe të largohej, por pa sukses,” thuhet nga Prokuroria.

Prokurori publik, së bashku me aktakuzën e dorëzuar, ka paraqitur edhe kërkesë në Gjykatë për vazhdimin e masës së paraburgimit të mëparshëm për të akuzuarin.