Shkon në mbi 29.500 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

2 Min. Leximi

Të paktën 104 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

“Okupacioni izraelit kreu 10 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 104 dëshmorë dhe 160 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Ministria në një deklaratë.

- Advertisement -

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 29.514 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 69.616 janë plagosur që nga 7 tetori.

Ofensiva izraelite ka zhvendosur brenda territorit 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

- Advertisement -

Megjithatë, sulmet kanë vazhduar pandërprerë dhe dërgesat e ndihmave mbeten të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull