Shkollat bosh/ Mbyllen mbi 350 institucione arsimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut

2 Min. Leximi

Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013-2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona.

Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe zbrazja e fshatrave, janë faktorët kryesorë që kanë çuar në mbylljen e qindra institucioneve arsimore.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në Shqipëri, situata ka sjellë një disbalancë të pazakontë në raportin mësues-nxënës. Në disa raste raporti është 7 mësues për 3 nxënës. Situata më e vështirë është në zonat rurale nga ku familjet largohen drejt qyteteve për një jetë më të mirë.

Në Kosovë, ka shkolla që funksionojnë me vetëm 5-10 nxënës, madje në disa raste edhe më pak. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm në vitin 2024/2025 ishte 63.551.

Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 65.757 nxënës), respektivisht për brenda një viti numri i nxënësve në arsimin e mesëm ka rënë për më shumë se 2.000.

Në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka propozuar shndërrimin e objekteve shkollore të mbyllura në qendra për të moshuarit, një vendim që thekson edhe më shumë zhvendosjen demografike. Më pak të rinj, më shumë të moshuar. /TRTBalkan/

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull