Faqja zyrtare e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në komunën Çair të Shkupit njofton: Majlinda Imeri shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut në garat shtetërore
Në një njoftim të bërë publik nga faqja zyrtare e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në komunën Çair të Shkupit, bëhet e ditur se nxënësja e klasës së VII-të, Majlinda Imeri, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në karate në garat shtetërore të mbajtura më 27 prill 2025.
Ky sukses i jashtëzakonshëm është vlerësuar si rezultat i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit të Majlindës, e cila me këtë arritje ka bërë krenarë të gjithë komunitetin shkollor dhe më gjerë. Nga faqja e shkollës theksohet se ky rezultat shërben si frymëzim për të gjithë të rinjtë, duke dëshmuar se me besim në vetvete dhe punë të vazhdueshme mund të arrihen majat e suksesit.
Shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” përgëzon Majlindën për këtë arritje të madhe dhe i uron suksese të mëtejshme në rrugën e saj drejt rezultateve të reja.