Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht kampion i këtij sezoni 2024/25 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Tetovarët me fitoren e sotme ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 31-të kanë siguruar titullin matematikisht dy xhiro para fundit të sezonit. Kuqezinjtë kanë 67 pikë të grumbulluara deri në këtë moment, 5 më shumë se Sileksi në vendin e dytë, por duke shtuar këtu edhe tre pikë në xhiron e radhës përballë Gostivarit të tërhequr nga elita, Shkëndija shkon në kuaotën e 70 pikëve në total. Skuadra e Jeton Beqirit në xhiron e fundit të këtij sezoni do të luaj pikërisht me Sileksin, aty ku pritet edhe të festojnë titullin me trofeun e pranuar nga Federata. Ndërkohë në dy ndeshjet tjera të luajtura pasditën e sotme në kuadër të xhiros së 31-të, Shkupi humbi 4:3 nga Brera në Strumicë, teksa Besa u mund nga Tikveshi me shifrat minimale 1:0.
Shkëndija zyrtarisht kampion i sezonit 2024/25 në Ligën e Parë

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


