Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin e madh kundër Vardarit, duke triumfuar në Shkup me rezultat 0:1 në duelin e luajtur në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Shkëndijën e shënoi Liridon Latifi, i cili arriti të realizojë në minutën e 66-të, pasi mori një asist nga Besart Ibraimi.
Latifi kishte edhe një rast tjetër shumë të mirë për gol, kur u gjet i vetëm përballë portierit, por nuk arriti të realizojë.
Nga ana tjetër edhe Vardari tentoi disa herë të gjejë golin e barazimit, por në nivel të detyrës ishte portieri i kuqezinjëve, Gaje.
Me këtë fitore Shkëndija ngushton diferencën me 1 pikë me Vardarin që vazhdon të kryesojë renditjen tabelare.
Ndërkohë xhiroja e 21-të mbyllet me duelin Pelisteri – Sileksi që ka nisur nga ora 16:00.
Shkëndija fiton derbin e madh kundër Vardarit, ngushtohet diferenca në 1 pikë për titullin

Ndani këtë artikull
