Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 është pyetur rreth shkarkimit të gjykatëses Elizabeta Dukovska, e cila kontestonte ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
Kryetari i Parlamentit ka theksuar se nuk ka politikë në këtë rast, por thjeshtë është procedurë e cila duhej respektuar.
“ Nuk bëhet fjalë për asnjë tregti. Ju e parashtruat pyetjen që ka të bëjë pikërisht për Gjykatën e caktuar që ju e përmendët, ajo është Gjykata Administrative. Dhe mendoj se këto pyetje është legjitime që ti parashtroni te to. Unë në rrolin e Kryetarit të Parlamentit kam pranuar një letër ku jam i njoftuar nga ana e Gjykatës për atë informacion që ju e përmendët se ajo Gjykatëse është zgjedhur në atë mënyrë. Unë, gjëja e vetme që kam bërë e që është detyra ime është që ti njoftojë Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor , pasi që ai gjykatës kushtetues është propozuar nga Këshilli Gjyqësor, dhe i zgjedhur nga Parlamenti. Kështu që nuk ka politikë në këtë rast ”, tha midis tjerash Gashi.
Shkarkimi i gjykatëses që kontestonte gjuhën shqipe/ Gashi: Nuk ka politikë në këtë rast!
