Shërbimet e Kuvendit dhe deputetët do t’u nënshtrohen trajnimeve për procesin eurointegrues, 70% e tyre nuk kanë pasur asnjë trajnim

3 Min. Leximi

Shërbimet administrative dhe deputetët kanë nevojë për tajnime rreth procesit eurotegrues. Analiza në kuadër të projektet “Mbështetje për integrimet evropiane” në fazën e parë, atë të anketimit ka treguar se ekziston hapësirë e dukshme për përmirësim në këtë drejtim.

“Nëse krahasohen të dhënat se sa keni qenë ju (shërbimet) dhe deputetët të ekspozuar ndaj trajnimeve, 70% aspak nuk kanë qenë, sa i takon pyetjes se sa jeni ndjerë të përgatitur të punoni në proceset eurointegruese, ekziston një diskrepancë serioze. Më objektiv është vlerësimi i shërbimeve sesa i deputetëve. Deputetët ndihen të përgatitur edhe pse nuk kanë marrë pjesë në edukime të ndryshme dhe trajnime por ndihen të përgatitur ta bartin procesin eurointegrues, harmonizimin. Supozoj se kjo ka të bëjë me diskrepancën objektive, trajnimin, dhe vlerësimin subjektiv sesa di unë. Ka të bëjë edhe me atë se deputetët përmes debateve publike në njëfarë mënyrë edhe edukohen për këto procese”, tha Neda Maleska Saçmaroska, Projekti “Mbështetje për integrimin evropian”.

- Advertisement -

“Ka një qëllim, që Kuvendi ta kryej funksionin e tij demokratik, ligjvënës dhe mbikëqyrës në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe në drejtim të kësaj do të punojmë që të zhvillohen programe që do të bëjnë edukimin e vazhdueshëm, përfshirjen e mekanizmave digjitalë për të mësuar, lidhje institucionale dhe krijimin e mekanizmave për avancimin dhe menaxhimin me dijen” , u shpreh Ermira Reshidi, Menaxhere e projektit “Mbështetje për integrimin evropian”.

Një pjesë e deputetëve e pranojnë problemin. Kërkuan që deputetët të trajnohen për ndihmat paraintegruese, të tilla si rëndësia e fondeve IPA3.

“Kemi nevojë për përmirësim më serioz, edhe shërbimet brenda institucioneve por edhe deputetët për atë se çfarë d.m.th buxheti, çfarë d.m.th. të fondet kohezive, fondet strukturore dhe vetë instrumenti që shfrytëzojmë si vend anëtar dhe vlerësoj se duhet të ketë vëmendje edhe në këtë drejtim sepse edhe tani, edhe në të ardhmen ne duhet të kemi mjaftë kapacitete të ndërtuara që të mund t’i shfrytëzojmë mundësitë që i kemi në dispozicion”, theksoi Marija Petrushevska, Kryetare e Komisionit për çështje evropiane.

Projekti në fjalë do të vazhdojë me fazën e dytë e që është trajnimi i shërbimeve dhe deputetëve. / Alsat.mk

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull