Ministria për Punë të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Transformim Digjital, ka lansuar sot një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët në formë digjitale: Vërtetimi i banimit për adresën aktuale të qëndrimit.
Ky shërbim i ri është tashmë i qasshëm në mënyrë elektronike përmes portalit kombëtar të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk, duke shmangur nevojën për pritje në sportelet fizike dhe duke e sjellë administratën më pranë qytetarëve.
“Ky është një hap tjetër drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe rritjes së efikasitetit në komunikimin me qytetarët. Synimi ynë është që me digjitalizim të kursejmë kohë dhe resurse për të gjithë,” thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Transformimit Digjital.
Qytetarët mund ta përdorin shërbimin drejtpërdrejt përmes linkut të mëposhtëm:
https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5737