Shenasi Toçi është emëruar zëvendësdrejtor i ri i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur Arben Fetai, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i cili ka pritur Toçin në një takim pune.
Qeveria thekson se mbetet e përkushtuar në arritjen e ekselencës në sektorin e arsimit, duke investuar në modernizimin e infrastrukturës shkollore, përditësimin e kurrikulave dhe digjitalizimin e procesit mësimor. Një ndër prioritetet kryesore është mbështetja e mësuesve përmes trajnimeve profesionale, rritjes së pagave, incentivave dhe zhvillimit të aftësive digjitale.
Shenasi Toçi vlerësohet si një figurë e dëshmuar në fushën e arsimit, me përvojë të gjerë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit institucional. Pritet që kontributi i tij të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e vizionit për një sistem arsimor modern, gjithëpërfshirës dhe inovativ.