Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Diasporës Marokene të Mbreterisë së Marokut, Naser Burita i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Siç kumtoi MPJdheTJ të dy ministrat do të mbajnë takim tet-a-tet, takim dypalësh ndërmjet të dy delegacioneve, pas së cilës do të vijojë konferencë për shtyp.