Shefi i CIA-s amerikane William Burns së fundmi ishte për vizitë në rajon, mirëpo për opinionin e gjerë po flitet se takimi i fshehtë ndërmjet liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe shefit të CIA-s, ka ngjallur spekulime të shumta. Burime të afërta me zhvillimet diplomatike ngrenë pikëpyetje serioze mbi arsyet e vërteta të këtij takimi, sidomos pasi i njëjti nuk është bërë publik nga vet Ahmeti, por nga mediat e afërta të tij.
Ndonëse mbështetësit e Ahmetit po përpiqen ta portretizojnë këtë si një ngjarje diplomatike triumfaliste, spekulimet sugjerojnë diçka krejt tjetër. Ka të ngjarë që Burns nuk është takuar me Ahmetin për shkak të “meritave” të tij, por për ta paralajmëruar fuqishëm që të mos ndërmarrë hapa të rrezikshëm për destabilizimin e vendit, për siç thonë burimet, t’i shpëtojë përgjegjësisë për korrupsionin që ka bërë partia e tij për dy dekada.
Ky takim, i mbajtur larg syrit të publikut dhe mediave, ngre dyshime të forta se Ali Ahmeti është vënë nën presion ndërkombëtar. Në një kohë kur akuzat për korrupsion janë në kulm, është më se e kuptueshme që dikush si Ahmeti të përpiqet të përdorë çdo lloj taktike për të shpëtuar nga ndjekjet penale që i kërcënojnë karrierën politike.
Burimet thonë se së vend që të pranojë se e ardhmja e tij politike po shënon fundin, Ahmeti duket se është i gatshëm të sakrifikojë stabilitetin e vendit për interesat e tij personale dhe grupore. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që Burns e ka thirrur atë në takim – për t’i tërhequr vëmendjen që të mos luajë me zjarr.
Në këtë kontekst, është më se e qartë se përpjekjet e tij për t’u paraqitur si një politikan me ndikim ndërkombëtar janë thjesht një mburojë për të fshehur frikën nga drejtësia. Takimi i tij me shefin e CIA-s nuk është asgjë më shumë, thonë burimet, se një paralajmërim për të ndalur lojërat e rrezikshme që mund të çojnë vendin drejt kaosit, vetëm për të mbrojtur veten nga pasojat e 22 viteve pushtet të dyshimtë.