Shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve, përmban një porosi të veçantë

2 Min. Leximi

Mesazhi “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!” të cilin oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns, i kishte dhënë të birit të tij, William Burns është vendosur në një pplake simbolike në në objektin qendror të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

AKI ka njoftuar se ceremonia e zbulimit të kësaj pllakë është mbajtur më 22 gusht 2024 kur Burns po qëndronte për vizitë në Kosovë.

- Advertisement -

“Në një ceremoni të mbajtur më 22 gusht 2024, Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, së bashku me Drejtorin e CIA-s, William Burns, zbuluan këtë pllakë si shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CIA-s dhe personalisht z. Burns”, thuhet në njoftim.

Pllakën e kanë zbuluar dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns.

Drejtori i Institutit Octopuc, Agim Musliu ka deklaruar se kjo pllakë është një nderim për drejtorin CIA-s, William Burns.

“Kjo pllakë graniti e prezantuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) është një nderim për Drejtorin e CIA-s, William Burns, duke njohur rolin e tij të jashtëzakonshëm si aleati ynë më i madh. Dedikimi është realizuar me profesionalizëm të lartë dhe premton një të ardhme të ndritur për bashkëpunimin tonë. Fotot tregojnë qartë cilësinë dhe rëndësinë e këtij nderimi”, ka shkruar Musliu në “X”./21Media

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull