Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

ShBA-ja mohon se ka nxitur protestat në Serbi

Përditësimi i fundit: 2024/08/17 at 8:23 PM
Publikuar August 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në Serbi “është i rremë”.

“Nuk na befason që Rusia, përkundrazi, ka instrumentalizuar protestat për të ndjekur agjendën e saj në Serbi, siç bën në mbarë botën”, tha DASH-i për Radion Evropa e Lirë më 17 gusht.

- Reklamim -

DASH u përgjigj në kërkesën e REL-it që të komentonte akuzat e bëra nga autoritetet në Serbi dhe Rusi, që kanë fajësuar shtetet perëndimore – pa përmendur ndonjë me emër – për nxitjen e protestave që së fundi u organizuan nga aktivistët mjedisorë, të cilët po kërkojnë ndalimin e minierave të litiumit.

Mijëra persona morën pjesë në protestat e organizuara kundër planeve të Qeverisë që të nxjerrë depozita të litiumit, në një prej minierave më të mëdha në Evropë për këtë material që është krucial për prodhimin e baterive për makinat elektrike.

Moska ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave, ndërkaq zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, ka falënderuar agjencitë ruse të sigurisë për “paralajmërimin e udhëheqjes serbe lidhur me përgatitjet e trazirave masive dhe për një tentim grusht shteti”.

DASh-i tha se “dihet” qëndrimi i SHBA-së për Vulinin.

Më 2023, Vulin u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me Kremlinin.

Në përgjigjen dërguari REL-it, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “protestat paqësore dhe e drejta e qytetarëve për protestë dhe për shprehje të lirë janë pjesë e rëndësishme e demokracisë”.

Gjatë protestave është kërkuar ndalimi i projektit për nxjerrjen e litiumit nga Rio Tinto, në Jadar, në perëndim të Serbisë, teksa protestuesit kanë shprehur drojën se kjo mund të shkaktojë ndotjen e tokës dhe ujit që gjendet afër minierës.

Më 2022, Qeveria serbe refuzoi këtë projekt pas protestave masive dhe shqetësimeve lidhur me ndikimin që mund të ketë në mjedis.

Por, Qeveria e riktheu këtë plan në korrik, pas 16 vjetësh, disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese serbe tha se Qeveria kishte vepruar në mënyrë jokushtetuese kur kishte revokuar lejet për minierën Rio Tinto./RadioEvropaeLirë

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 17 Gusht, 2024 August 17, 2024
Artikulli i mëparshëm Vuçiq për Urën e Ibrit: S’ka hapje pa marrëveshje e vullnet të përbashkët
Artikulli tjetër Arsenali mposht Wolverhamptonin, e nis me fitore edicionin e ri

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    ArsimLajme

    Xhaferi: Metodat moderne të mësimdhënies janë vendimtare për kuadro me cilësi të lartë

    3shi.net March 22, 2024
    Caktohet data e re e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk
    Shkencëtarët thonë se terapia e re kundër kancerit, vret 99% të qelizave kancerogjene
    Toshkovski: Ndërtimi i godinës së re në Çair duhet të jetë prioritet kryesor i MPB-së
    Mickoski në Samitin Europian në Salzburg: E ardhmja e Maqedonisë është në BE
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?