Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
ArsimLajme

Shaqiri demanton: Nuk kam nënshkruar asgjë kundërligjore dhe asgjë sipas tekeve të dikujt

Përditësimi i fundit: 2024/06/13 at 8:49 PM
Publikuar June 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Minstri i Arsimit dhe Shkencës në largim Jeton Shaqiri nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka demantuar të gjitha zërat se ka dhënë leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore pran Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, prapa të cilit qëndron kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko. Shaqiri sqaron se ministri nuk mund të themelojë një institucion të arsimit të lartë, duke shtuar se është procedurë në të cilën janë të përfshira disa institucione dhe organe kompetente, por edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por që siç thotë Shaqiri në thelb ka më së paku kompetenca.

“Nga disa subjekte politike jam akuzuar se kam themeluar Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Disa të tjerë përmendin Fakultetin e Shkencave Mjekësore, por këto janë dy koncepte të ndryshme. Nuk do të hyj në arsyet për këto deklarata, nëse janë tendencioze ose nga padituria, por këtë informacion e demantoj kategorikisht.

- Reklamim -

Dua të sqaroj se ministri nuk mund të themelojë një institucion të arsimit të lartë. Kjo është procedurë e tërë në të cilën janë të përfshira disa institucione dhe organe kompetente, ndër të cilat edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila në thelb ka më së paku kompetenca.

Themelimi i një institucioni të arsimit të lartë, në këtë rast fakulteti brenda një universiteti ekzistues, fillon me iniciativën e vetë universitetit, e cila së pari duhet të marrë një mendim pozitiv, pra miratimin nga Qeveria. Më pas, Bordi i Akreditimit pranë Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë akrediton projektin e dorëzuar nga universiteti. Më tej, pason nxjerrja e akteve për themelimin dhe funksionimin e fakultetit nga ana e komisionit përkatës pranë universitetit dhe vetëm pasi përfundohen këto faza, bazuar në mendimin e komisionit për inspektimin e përmbushjes së kushteve për punë, brenda kuadrit të MASH, ministri i Arsimit dhe Shkencës merr vendim për përmbushjen e kushteve dhe leje për fillimin e punës. Ndërkohë, Bordi i Akreditimit zhvillon procedurën për akreditimin e programeve të studimit, pa përfundimin e së cilës fakulteti nuk mund të regjistrojë studentë. Kjo procedurë është në vazhdim dhe nuk ka përfunduar.

Në fakt, si për shumë fakultete të tjera, ashtu edhe për këtë – Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, ku do të ketë programe studimi trevjeçare për infermierë dhe jo studime për mjekë, pas dorëzimit të raportit nga komisioni në MASH, kam nënshkruar Vendimin për përmbushjen e kushteve për fillimin e punës së institucionit të arsimit të lartë. Asgjë kundërligjore dhe asgjë sipas tekeve të dikujt”, ka shkruar ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim Jeton Shaqiri.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 13 Qershor, 2024 June 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Gashi-Dreksler: Vendi të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve dhe të zbatojë detyrimet e marra
Artikulli tjetër SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë, përfshihet dërgimi i Patriotëve dhe aeroplanëve F-16

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Palestinezja e liruar thotë se në burg ka përqafuar jastëkun, në mallëngjim për vajzën 9-muajshe

    3shi.net January 21, 2025
    “Është ndalë zullumi”, Kasami: Është shumë më mirë me VLEN-in, qytetarët me ndalin dhe falënderojnë për atë që kemi bërë
    Deputeti i VLEN, Bekim Sali: Në Zajaz sot investohet për qytetarët, jo për nipat
    Mexhiti takoi Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Shkup Rita Kolumbia
    Lista e zezë amerikane: Jo vetëm për korrupsion, por edhe për agjenda antiamerikane
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?