Sfida e Playoffit, Poloni-Shqipëri/ FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

2 Min. Leximi

Kombëtarja shqiptare në 26 mars do të luajë në Varshavë ndaj Polonisë ndeshjen shumë të rëndësishme për playoffin e Botërorit të këtij viti.

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate bën të ditur se ditën e hënë hapet aplikimi për bileta për tifozët shqiptarë që duan të mbështesin skuadrën kuqezi në këtë sfidë të madhe për ëndrrën Botëror. Për shkak të numrit të kufizuar, shitja e biletave do të bëhet për mes një shorteu.
Komunikata e FSHF për biletat për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se do të hapë të hënën procesin e aplikimit për tifozët shqiptarë që dëshirojnë të blejnë bileta për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për play-off të Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë. Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion për tifozët kuqezi, përzgjedhja do të bëhet përmes një shorti elektronik, i cili do të realizohet përmes platformës t-Ticket. Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo aplikant do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues. Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave. Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit. Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre.Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull