Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

“Serbia ka bërë çmos për të bllokuar dhe kthyer prapa njohjen e Kosovës”

Përditësimi i fundit: 2024/06/26 at 3:03 PM
Publikuar June 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë është mbajtur diskutim me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, raporton Anadolu.

Në këtë diskutim ku morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, profesori i universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe të tjerë u vu në pah ngecja në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

- Reklamim -

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, tha se për Ballkanin dhe Kosovën më mirë do të ishte që në krye të SHBA-së të mbetej presidenti aktual, Joe Biden, sesa të rikthehet ish-presidenti Donald Trump. Sipas tij, nga viti 2013 është bërë vetëm pak progres në implementimin e marrëveshjeve teknike midis Kosovës dhe Serbisë, por është shënuar regres në dialogun politik drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Serbia ka bërë çmos për të bllokuar dhe kthyer prapa njohjen e Kosovës dhe po ashtu edhe bllokimin e saj në Këshillin e Evropës. Prishtina në anën tjetër nuk ka bërë asgjë për implementimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumcië serbe”, theksoi Serwer.

Ai tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi amerikan i këtij dialogu, Gabriel Escobar, në tre vitet e fundit i bënë presion Kosovës ta formojë asociacionin në mënyrë të njëanshme, por pa presion të ngjashëm për kryerjen e obligimeve nga Serbia.

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko tha se Serbia ka shënuar regres demokratik në 10 vitet e fundit me institucione të kapura, derisa Kosova ka shënuar progres demokratik.

Biserko thotë se përderisa Serbia të vazhdojë me qëllimet e saj për territore, vihet në pikëpyetje edhe politika e saj e integrimit evropian sepse “ky është problem evropian jo vetëm problem rajonal”. “Gjëja e dytë që dua të përmend e cila po ndikon në sjelljen e Serbisë, është infiltrimi i Rusisë, jo vetëm nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë por shumë më herët, sidomos me aneksimin e Krimesë në 2013”, theksoi ajo.

Biserko tha se ndasia etnike ka dëshmuar mosfunksionalitet në Bosnjë e Hercegovinë dhe për këtë arsye e kundërshton argumentin e Serbisë që e ka prioritet themelimin e Asociacionit në dialog. Sipas saj, Bashkimi Evropian ka pasur qasje shumë paqësore me Serbinë dhe në të ardhmen kjo qasje duhet të jetë më ndryshe.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i nisur në vitin 2011, sipas palës ndërkombëtare duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë të pavarësisë ndërmjet dy vendeve fqinje. Së fundmi ky proces ngeci pas sulmeve që ndodhën nga një grup i armatosur në Basnjkë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sot në Bruksel është hera e parë që pas këtyre sulmeve do të takohen në kuadër të dialogut kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 26 Qershor, 2024 June 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Mark Rutte: Është nder i madh të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
Artikulli tjetër Mushkonjat në Shkup, ankesa për spërkatje të vonshme dhe rrezik për shëndetin publik

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmani

    3shi.net March 16, 2024
    Guximi i Montellas, suksesi i Turqisë
    Arrestohen katër shkupjanë, me euro të falsifikuara blenin në Kumanovë
    Aliu: Kasami nuk e quajti Taravarin zero, por theksoi rëndësinë e VLEN-it
    Taravari: Nuk e di se pse disa anëtarë të ASH duan ta mbajnë BDI-në në pushtet
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?