Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, në TV21 ka pyetur se përse Taravari ka shfaqur pakënaqësi ndaj punës së Qeverisë në momentin kur ju anulua tenderi për parkingun me Qendrën Klinike.
Sela tha se Fronti Evropian nuk mund të zgjerohet me subjekte që janë pjesë e Qeverisë, dhe vazhdojnë të mbajnë poste në Qeveri.
“Çdo subjekt që ka për qëllim t’i bashkëngjitet Frontit Evropian, largohet nga Qeveria dhe pastaj vazhdojnë me hapin tjetër”, tha Sela, mes tjerash.
Sela: Pse Taravari shpalli pakënaqësi ndaj Qeverisë pasi iu anulua tenderi për parkingun?!
