Sekuestrohen 1.233 copë të mjeteve piroteknike në Likovë

1 Min. Leximi

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në një objekt tregtar në Likovë janë gjetur 1233 copë të mjeteve piroteknike. Sipas Policisë, pronari i objektit është ndaluar.

“Më 05.01.2026, në orën 13:30, punonjës policie nga SPB-Kumanovë arrestuan B.U. (41) nga fshati Orizarë, Likovë.

Gjatë kontrollit në objektin e tij tregtar, u gjetën 1233 copa mjete piroteknike. Ai u dërgua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull