Me një numër rekord turistësh të parashikuar këtë verë, Greqia po përballet me një mungesë kritike të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Kështu, restorantet, hotelet dhe resortet në mbarë vendin po përpiqen të mbushin rreth 80,000 vende pune të lira, nga kuzhinierë dhe kamarierë deri te pastrues dhe roje plazhi, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas drejtuesve të industrisë, mungesa është nxitur nga largimi i punëtorëve pas pandemisë, përfitimet e pakta sezonale dhe rënia demografike.
Atje, shumë grekë tashmë preferojnë punë të qëndrueshme në zyra, duke shmangur orët e gjata dhe sfiduese të punës në mikpritje.
Si reagim, qeveria po legalizon mijëra emigrantë të paregjistruar dhe po rekruton punëtorë nga vende si India, Egjipti dhe Bangladeshi.
Po ashtu, azilkërkues të trajnuar po hyjnë në tregun e punës – një hap i rëndësishëm në një vend që më parë ka qenë kritik për politikat e ashpra kufitare.
Me turizmin që përbën 25% të PBV-së së Greqisë dhe 40 milionë vizitorë të parashikuar deri në vitin 2028, zyrtarët paralajmërojnë se zgjidhja e kësaj krize punësimi është urgjente.