Kandidati i VLEN-it, për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi ka njoftuar se marrë pjesë në ndeshjen mes KF Besa dhe KF Studeniçani, nga ku edhe ka premtuar, se sporti do të ketë vend të posaçëm në programin e tij katër vjeçar.
“Sot, së bashku me përfaqësuesit dhe funksionarët lokal të koalicionit VLEN në Studeniçan, pata kënaqësinë të ndjek nga afër ndeshjen miqësore mes KF Besa dhe KF Studeniçani.
Sporti zë një vend të veçantë në programin tim katërvjeçar, sepse besoj fort se përmes tij ne rrisim shëndetin, disiplinën dhe unitetin në mesin e të rinjve tanë. Një ditë këta djem do të na bëjnë krenarë si komunë me sukseset e tyre, ndaj mbështetja për sportin nuk do të mungojë”, ka deklaruar Bislimi.
Sedat Bislimi: Mbështetja për sportin nuk do të mungojë!

Ndani këtë artikull