Profesori Sedat Baftiu ka njoftuar për takimin e tij zyrtar në Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku u takua me kryetarin Daniel Dimevski dhe drejtorin sportiv Vllado Bogoevski.
Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme në sport, me fokus të veçantë tek sportet luftarake. Baftiu, pas emërimit të tij në drejtorinë sportive të Komitetit Olimpik, tha se synon një bashkëpunim të nivelit më të lartë për të avancuar sportin në vend.
Ai gjithashtu theksoi se gjatë ciklit katërvjeçar olimpik, do të bëhet përzgjedhja e sportistëve që mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2028, si dhe e atyre që do të përfitojnë stipendime.
Në fund, Baftiu shprehu mirënjohjen për pritjen dhe diskutimin konstruktiv me drejtuesit e Komitetit Olimpik.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të jem në një takim zyrtar në Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku u takova me kryetarin Daniel Dimevski dhe drejtorin sportiv Vllado Bogoevski.
Gjatë takimit diskutuam për çështje të rëndësishme në sport, me fokus të veçantë tek sportet luftarake. Pas emërimit tim në drejtorinë sportive të Komitetit Olimpik, pres me padurim një bashkëpunim të frytshëm dhe në nivelin më të lartë për të çuar përpara sportin në vendin tonë! Njëherësh, në mandatin dhe ciklin katër vjeçar olimpik, do të bëjmë përzgjedhjen edhe të sportistëve, pjesëmarrës të mundshëm në Lojërat Olimpike të vitit 2028, gjithashtu edhe stipendistëve.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time për kryetarin dhe drejtorin sportiv për pritjen dhe diskutimin konstruktiv.