Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

SBASHK-u: Viti 2025 të mos jetë si ky që po lëmë pas, Kurti dhe Nagavci s’deshën të dëgjojnë kërkesat tona

Përditësimi i fundit: 2024/12/24 at 3:03 PM
Publikuar December 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate kanë thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria.

Në komunikatë për media thuhet se Qeveria nuk ka “dashur të dëgjojë” për kërkesat e anëtarësisë.

- Reklamim -

“Anëtarësi e nderuar e SBASHK-ut kudo jeni, që nga çerdhet e deri në universitete, urojmë që viti që po vjen mos të jetë si ky që po e lëmë pas. Koleget e kolegët tanë në Arsimin Parauniversitar po bëjnë analiza të suksesit të nxënësve në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë dhe spontanisht edhe po përgatiten për festat e fundvitit. Është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer nga janari e deri te ky muaji dhjetor, dhe fatkeqësisht vërejmë se shkoi edhe viti 2024 e nuk morëm as edhe një lajm të mirë nga Qeveria”.

“U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te Qeveria dhe MASHT-i duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por Qeveria Kurti e në veçanti znj. Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024.”, thuhet në reagim.

SBAShK ka përmendur edhe kontratën kolektive duke thënë se ministrja Nagavci “i iku dialogut dhe obligimit të saj për negociim”.

“Iu drejtuam me kohë Ministres për të bashkëbiseduar e negociuar Kontratën e re Kolektive, por ajo i iku dialogut dhe obligimit të saj për negocim me të vetmin qëllim që t’ju lë pa Kontratën Kolektive, që është bazë e fortë e ruajtjes së të drejtave tuaja të punës. Kërkuam kushte të mira pune, por Qeveria ju la të zhvilloni betejën për dije me shkumës e shpuzë, pra me kushte pune të shekujve të kaluar.

“Ju mblodhët 20.606 nënshkrime për nismën qytetare me kërkesën legjitime që t’u kthehet e drejta e fituar e që vitet e 90-ta të rinumëroheshin si vite kontributdhënëse. Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca na priti me buzëqeshje e na përgëzoi për këtë iniciativë duke premtuar se do të mundohet që kjo të dal sa më shpejt para deputetëve, por Qeveria doli edhe kundër kësaj iniciative dhe ajo këtë vit nuk arriti fare të deputetët për ta votuar dhe vazhdon realiteti i hidhur që vitet e 90-ta nuk iu pranohen punëtorëve arsimorë si kontributdhënëse, por a thua ishte kontribut i vogël mbajtja gjallë e shkollës dhe gjuhës shqipe dhe lëshimi i dëftesave e dokumenteve tjera me Republika e Kosovës?”

Në fund SBASHK ka uruar festat e fundvitit për të gjithë punëtorët e arsimit duke thënë se viti 2025 do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave të tyre.

“Punëtorë të arsimit, anëtare e anëtarë të SBASHK-ut, gëzuar festat e fundvitit me besimin e plotë se viti që po vjen do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe i realizimit të kërkesave tuaja të arsyeshme e legjitime.”

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 24 Dhjetor, 2024 December 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Fetai: Pas Vitit të Ri do të zgjerohet me ish-funksionarë lista e zezë amerikane
Artikulli tjetër Guardiola mbron Haaland-in

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Murtezani: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e rajonit

    3shi.net May 6, 2025
    Kryeministri Xhaferi dhe Ahmeti sot në Prishtinë
    Abdixhiku: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë, s’bëjmë koalicion me ta
    Mucunski pret që këtë vit të hapen kapitujt e parë të negociatave
    Varrosen viktimat e zjarrit në Koçan
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?