Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, ImërlijeSaliu, në intervistë për Alsat tha se Ligji për branitellat nuk do të mund të kalojë nëse brenda këtij ligji ose paralelisht nuk përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së.
“Ne nuk do të lejojmë që ky Ligj të kalojë pa përfshirjen e ushtarëve të UÇK-së. Ky është qëndrimi i koalicionit VLEN. Në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale aty ku jam edhe unë anëtare por edhe kolegët e mi kemi vendosur këtë qëndrim dhe do të vazhdojmë me të njëjtin avaz”, tha deputetja e koalicionit VLEN, ImërlijeSaliu.
Saliu: Ligji për branitellat pa UÇK-në brenda do të mbetet i bllokuar
